
Janë mbyllur takimet e mbrëmjes në Champions League. Gola, spektakël dhe prani shqiptarësh në fushë.
Çudia më e madhe ishte fitorja e Rigës në shtëpi ndaj Ajax. Klubi letonez që startoi Herdi Prengën si titullar mori 3 pikë histroike ndaj një skaudre me emër në Europë.
Shqiptari tjetër, Nedim Bajrami po ashtu e nisi sfidën në 11-she por nuk shkoi më shumë se 71 minuta. Legjionari mori 0 pikë nga United në derbin britanik edhe pse për faji të skocezëve lojtarit kuqezi desh iu mohua pika.
Portieri Butland gaboi në një moment dhe dërgoi topin në rrjetën e gabuar. Por në fund blutë ekuilibruan çmendurisht. Sidoqoftë, vendasit e kishin lënë ëmbëlsirën për në fund pasi prapë gjetën golin e fitores në shtesa.
Lazio e Hysajt nuk fali aspak të ardhurit nga Spanja. Edhe pse baskët gjetën golin e nderit, italainët ishin dominues në çdo aspekt dhe minutë. Lacialët e mbyllën takimin në “Olimpico”me shifrat 3-1 ku shkëlqyen Castellanos, i cili e njeh mjaft mirë La Ligan dhe Zaçagni, lideri aktual i bluve.
Elfsborg vazhdon të marrë fitore surprizuese. Suedezët pasi mundën Romën në Europa League, tani mundin dhe një klub të Ligue 1. Ekipi i shqiptarëve me mbiemër Zeneli ia dolën të kënaqin tifozët dhe të dhurojnë akoma më shumë histori.
Goli i dytë i Lazios
Goli i tretë i Lazios
Goli i Elfsborg
Autogoli i Rangers