Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

VIDEO/ 21 gola në 9 sfida! Xherdan Shaqiri nderon Baselin me dopietë dhe asist, zhgënjen Dinamo në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 21 gola në 9 sfida! Xherdan Shaqiri nderon Baselin me dopietë
Xherdan Shaqiri

Kanë përfunduar 9 ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Europa League. Në sfidat që nisën në orën 18:45, u shënua një total prej 21 golash.

Basel fitoi në shtëpi 3-1 përballë Steaua Bukuresht, falë një dopiete të kapitenit Xherdan Shaqiri dhe një asisti po nga shqiptari. Në krahun tjetër, Arbër Hoxha dhe Dinamo e Zagrebit nuk ia dolën si vendas përballë Celta Vigo, duke u mposhtur 0-3.

Në ndeshjet e tjera, Crvena zvezda fitoi 1-0 me Lille, Malmo u mposht 0-1 nga Panathinaikos, ndërsa Midtjylland triumfoi 3-1 me Celtic, kurse ekipi i Nice u mposht 1-3 nga Freiburg.

Po ashtu në shtëpi fitoi Salzburg, me shifrat 2-0. Sturm Graz dhe Nottingham barazuan pa gola, pra 0-0, ndërsa Utrecht barazoi me shifrat 1-1 kundër ekipit të Portos.

Dy golat e Shaqirit:

Goli i parë i Shaqirit

Goli i dytë i Shaqirit

Poll

Lexo gjithashtu