Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Tottenham “fiket” para finales së Europa League, titullari i Spurs humb ndeshjen ndaj United

Shkruar nga NEWSPORT
Tottenham “fiket” para finales së Europa League, titullari i
Dejan Kulusevski

Pas një jave, do të zhvillohet finalja e Europa League përballë Manchester United dhe Tottenham. Skuadra e Spursave ka marrë një lajm aspak të mirë përpara kësaj finaleje kaq të rëndësishme.

Sulmuesi Dejan Kulusevski do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra londineze përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Konfirmojmë se Dejan Kulusevski pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Premier League kundër Crystal Palace.

Pas vlerësimit të mëtejshëm mjekësor, sulmuesi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale sot dhe do të fillojë menjëherë rehabilitimin me ekipin tonë mjekësor. Jemi me ty, Deki”, shkruan Tottenham.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga