
Shkëndija
Shkëndija nuk ia ka dalë dot të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League duke u eliminuar nga Play Off pas humbjes me Ludogorets me shifrat 4-1. Megjithatë, ekipi tetovar do të luajë në Conference League.
Në sfidën e luajtur sot në Bullgari, vendasit u gjendën në avantazh të dyfishtë brenda pjesës së parë falë golave të realizuar me Kurtulus dhe Chochev.
Në pjesën e dytë, Shkëndija arriti të shënojë golin e 2-1 me Tamba duke çuar takimin në kohën shtesë. Por bullgarët u treguan më cinikë në shtesë duke shënuar dy herë me Tekpetey dhe Bile.
Poll