Olympique Lyon dhe Go Ahead Eagles do të përballen këtë të enjte në kuadër të raundit të 6-të të UEFA Europa League. Sfida që do të zhvillohet në “Parc Olympique Lyonnais”, nis në orën 21:00.
Tashmë, UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i cili të dielën që lamë pas gjykoi derbin Tirana – Partizani.
Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar shqiptari tjetër, Olsion Yzeiraj.
Nga sistemi VAR në ndihmë të Xhajës do të vijnë, Andrej Dallas nga Skocia, ndërsa asistent i këtij të fundit do të jetë, Cristian Dankert, një arbitër që vjen nga Gjermania.
