
Ashtu si Champions League mbrëmjen e djeshme edhe Europa League ditën e sotme do të mësojë skuadrat e fundit që do të kualifikohet në fazën tjetër të këtij turne. 36 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores, teksa 18 ndeshje mjaft interesante do të luhen në të njëjtën orën, 21:00.
Mes tyre vëmendjen do ta marrin edhe disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Kështu Elseid Hysaj me Lazion tashmë janë kualifikuar mes 8 më të mirave, por në mbrëmje do të duelojnë me Bragan. Ndërkohë vëmendja do të jetë edhe te Nedim Bajrami, i cili me Rangers do të sfidjë Rayale Union SG ku vetëm fitorja do t’iu bënte punë.
Gjithashtu edhe Besiktas i shqiptarëve merr vëmendjen. Ernest Muçi dhe Milot Rashica do të tentojnë 3 pikët për t’u kualifikuar në fazën “Play-Off”. Ndërkohë nga ana tjetër Ëarabag i Redon Xhixhës do të luajë thjeshtë për formalitet, pasi skuadra nga Azerbajxhiani edhe nëse fiton nuk mund të kualifikohet më tej, pasi kanë vetëm 3 pikë dhe ndodhen 6 pikë larg vendit të 24-të që të çon në “Play-Off”, pozicion që mbahet nga Besiktas.
