
Roma mori një fitore të rëndësishme ndaj Milan në “San Siro”. Skuadra e Daniele De Rossit fitoi në çerekfinalen e parë të Europa League me shifrat 1-0.
Pas këtij triumfi De Rossi theksoi se kjo është ndeshja më e mirë që skuadra e tij ka bërë që kur ka marrë drejtimin e Romës. Ndër të tjera deklaroi se nëse ekipi i tij luan për barazimin në sfidën e kthimit për të do të jetë në budallik i madh.
“E kishim përgatitur në këtë mënyrë dhe më duhet të uroj të gjithë djemtë për paraqitjen. El Shaaraëy nuk kishte frikë nga vrapimet e Theo dhe e ndoqi kudo, ndërsa Lukaku bëri paraqitjen e tij më të mirë që kur jam unë në pankinë. Ishte një fitore e madhe, por tani duhet të mundohemi që edhe kundër Udinesses të luajmë më të njëjtën dëshirë.
Ndeshja e kthimit? Do të jetë e vështirë. Milani do të synojë fitoren. Nëse luajmë për të barazuar, do të jetë budallallëk i madh”, ka deklaruar timonieri i verdhekuqve.