
Tottenham Hotspur
Tottenham Hotspur është kurorëzuar sonte si kampion i Europa League duke mposhtur Manchester United në finalen e “San Mames”. Një gol i Johnson në fundin e pjesës së parë, i riktheu Spurs tek trofeu i parë pas 17 vitesh.
Hera e fundit që Tottenham fitonte një trofe daton në vitin 2008, kur arritën të fitonin FA Cup. Ndërsa mbrëmjen e sotme, ekipi londinez me fitimin e trofeut ka çuar në 3 numrin e trofeve të Europa League.
Spursat kanë barazuar Liverpoolin dhe Juventusin që kanë po aq, ndërsa në vendin e parë gjendet Sevilla me 7 trofe të fituar. Nga ana tjetër, Manchester United mbetet në kuotën e një trofeu të Europa League, të cilin e fitoi në vitin 2017.