
Europa League - Conference League/ © Credits uefa.com
Vllaznia dhe Partizani nuk do të jenë ekipet e vetme shqiptare që do të zbresin mbrëmjen e sotme në fushë, në arenën ndërkombëtare.
Në fazën e parë kualifikuese të Europa League, luan sonte Prishtina. Klubi kryeqytetas i Kosovës, do të përballet me “gjigantët” moldavë të Sheriff Tiraspol në transfertë. Kjo sfidë do të nisë në orën 19:00.
Ndërkohë që në Conference League, një tjetër ekip nga Kosova do të luajë sonte. Bëhet fjalë për Malishevën, e cila do të presë në shtëpi islandezët e Vikingur Reykjavik, duke nisur nga ora 20:00.
Ndërkohë në orën 18:00 do të luajë ekipi shqiptar i Malit të Zi, Deçiq. Kuqezinjtë do të përballen në një derbi ballkanas përballë skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Sileks.
Poll