
Humbja me Tottenham në finalen e Europa League ka zhgënjyer të gjithë. Bruno Fernandes është njëri nga futbollistët që shfaqet shumë i mërzitur për këtë disfatë.
Lideri i “Djajve” ka theksuar se është i gatshëm të largohet nëse më në klub nuk konsiderojnë më. Ndër të tjera nënvizoi se gjithmonë ka luajtur ndershëm dhe se gjithmonë e mban fjalën dhe jep maksimumin për ekipin.
“Gjithmonë kam qenë i ndershëm. Nëse klubi mendon se është koha të ndahemi sepse dëshiron të fitojë para ose diçka të tillë, kështu është. Futbolli ndonjëherë është kështu.
Ditën që klubi mendon se jam i tepërt ose është koha të ndahemi, futbolli është kështu, nuk e di kurrë. Por unë gjithmonë e kam thënë dhe e mbaj fjalën time në të njëjtën mënyrë”, ka theksuar portugezi.