Mbrëmjen e sotme duke filluar që prej orës 18:45 e deri më tani, janë zhvilluar plot 18 ndeshje në Europa League. Këto duele ishin të vlefshme për raundin e dytë të kompeticionit, ndërsa dhuruan një total prej 53 golash.
Braga ia doli në shtëpi përballë serbëve të Crvena Zvezda, duke triumfuar me shifrat 2-0. Ndërkohë që Rangers i Nedim Bajramit u mposht 3-0 në transfertë nga Brann. Bologna fitoi 1-2 në transfertë përballë Steaua Bukuresht, ndërsa Fenerbahce mori një fitore minimale 1-0 kundërekipit të Stuttgart.
Në krahun tjetër, Go Ahead Eagles fituan 2-1 në mënyrë surprizuese përballë Aston Villa, ndërsa Genk dhe Real Betis u ndanë në paqe, duke barazuar 0-0. Lyon “likuidois” Basel 2-0, teksa Salzburg mori një humbje të papritur 2-3 përballë Ferencvaros.
Skuadra e Romës u “shtang” në “Stadio Olimpico”, duke u mposhtur me shifrat 1-2 nga Viktoria Plzen. Po me rezultatin 2-1 fitoi edhe Celta Vigo me Nice, ashtu si Celtic përballë Sturm Graz. Në ndeshjen e shtyrë të Holandës, Feyenoord fitoi 3-1 përballë Panathinaikos.
Në krahun tjetër, Freiburg ia doli që të merrte 3 pikë të merituara, pas një fitoreje të pastër 2-0 përballë holandezëve të Utrecht. Lille në krahun tjetër u mposht mes spektaklit në shtëpi, 3-4 nga PAOK i Selanikut.
Në ndeshjet e tjera, Makabi Tel Aviv u mposht 0-3 nga Midtjulland, Malmo barazoi 1-1 me Dinamon e Zagrebit, Nottingham triumfoi 2-0 përball Portos, ndërsa Ludogorets nuk ia doli në transfertë kundër Young Boys, duke u mposhtur 3-2.
