
Olivier Giroud
Olivier Giroud po tregon se mosha për të është vetëm një numër. Aktualisht 38 vjeç, “bomberi” francez po udhëheq gati në çdo ndeshje ekipin e Lilles drejt sukseseve, gjë që e bëri dhe mbrëmë.
Giroud arriti të realizojë gol ndaj Brann në përballjen në Europa League, kështu francezi ka vendosur dy rekorde. Ish-sulmuesi i Milanit është bërë golashënuesi më i vjetër zëvendësues në Europa League.
Ndërsa rekordi tjetër, është golashënuesi më i vjetër francez në kompeticionet europiane. Giroud ka parakaluar në garë René Hauss që mbante këtë rekord që nga viti 1965 (37 vjeç e 306 ditë).
Poll