 
Chelsea
Chelsea shpartallon 6-0 brenda pjesës së parë Noah. 
"Blutë e Londrës" shënuan plot 6 herë në portën e ekipit armen, ku titullarë nga minuta e parë është edhe shqiptari, Erald Çinari. Goleadë e jashtëzakonshme nga ana e ekipit të Maresca, duke realizuar 6 herë në harkun e 29 minutave lojë. 
Joao Felix ishte fenomenal me një dopietë, ndërsa golat e tjerë mbajnë firmat e Adarabloyo, Guiu, Disasi dhe Mudryk. Sulmuesi ukrainas do të jetë kundërshtarë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve mbrëmjen e 19 nëntorit.  
  
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       