Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Udhëhoqi Realin drejt fitores ndaj Manchesterit, mesfushori hyn në librat e historisë së Champions (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Udhëhoqi Realin drejt fitores ndaj Manchesterit, mesfushori hyn në
Federico Valverde

Federico Valverde ishte njeriu i ndeshjes për Real Madrid në fitoren 3-0 përballë Manchester City-t. Të tre golat e shënuar në këtë sfidë mbajnë firmën e uruguajanit i cili dhuroi një paraqitje fenomenale ndaj anglezëve në “Santiago Bernabeu”, duke dëshmuar edhe njëherë rëndësinë e tij në formacionin titullar të trajnerit Alvaro Arbeloa.

Për Valverden, tripleta ka edhe një tjetër peshë suksesi dhe arsye për ta festuar, pasi lojtari i Realit ka hyrë zyrtarisht në librat e historisë së këtij kompeticioni.

27-vjeçari i bashkohet një elite futbollistësh të cilët kanë shënuar së paku një trigolësh në ndeshjet e fazës me eleminim, duke gjetur vend krahas emrave si Messi, Lewandowski, Haaland dhe Gordon. Në këtë listë, Valverde është i vetmi mesfushor që ka arritur një sukses të tillë.

Po ashtu, ai është bërë dhe kapiteni i dytë tek “Mbretërorët” që ka shënuar në përballjet me eleminimin, pas ish-sulmuesit Karim Benzema i cili u ka shënuar po kaq gola kundërshtarëve si Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Gjithashtu, Valverde i bashkohet Messit si lojtarët e vetëm që tri golat i kanë shënuar që në pjesën e parë të takimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu