
Bylis u rikthye te fitorja pasi mposhti Laçin në transfertë ditën e shtunë. Ballshiotët morën tre pikë të arta të dhuruara nga sulmuesi Flamur Ruçi me olin e vetëm të takimit në fillimin e pjesës së dytë. Një sukses që vjen në momentin e duhur pas dy humbjeve rradhazi dhe tani ngjtien sërish në zonën Play-Out me 26 pikë, një më shumë se Kukësi dhe 2 më pak se Teuta.
Atmosfera pozitive është pasuar edhe me ditëlindjen e trajnerit Naxhi Shensoi që sot feston 65-vjetorin. Një ditë festë për ballshiotët por gjithsesi fokusi nuk largohet nga ndeshja e rradhës ku presin Egnatian në shtëpi ditën e premte në orën 13:00.
Poll