Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

7 lojtarë dalin të lirë, TAKAJ dhe GVOZDENOVIC nisin URGJENTISHT bisedimet me 3 prej tyre

Shkruar nga NEWSPORT
7 lojtarë dalin të lirë, TAKAJ dhe GVOZDENOVIC nisin URGJENTISHT

Skënderbeu rikthehet në Superiore pas një viti mungesë, ndërsa u shpallën edhe kampionë në Kategorinë e Parë. Korçarët tashmë  nuk kanë shumë kohë për të pushuar, pasi duhet të nisin menjëherë me ndërtimin e  skuadrës për sezonin e ri.

Me konfirmimin e Ivan Gvozdenovic tashmë është radha për të nisur më rinovimet e lojtarëve që trajneri serb i konsideron si pika të rëndësishme për formacionin e tij. Timonieri i cili bëri të mundur rikthimin e skuadrës në elitë dhe kërkon që të ketë një ekip solid për të qëndruar sa më gjatë mes më të mirëve.

Plot 7 lojtarë janë në fundin e kontratës dhe tashmë Ardian Takaj dhe Gvozdenovic janë bërë gati për t’u afruar edhe rinovimet. Kryesisht 3 prej tyre janë kryesorë. Bëhet fjalë për Dean Liço, Elvis Prençi dhe Hektor Idrizaj, të cilët janë konsideruar si boshti i skuadrës. Kontaktet kanë nisur mes palëve, të cilët do të bisedojnë edhe kushtet e kontratës.

Gjithashtu pjesë e listës së lojtarëve në fund kontrate janë edhe Oltian Rapa, Gresild Lika dhe Shkëlzen Ruçi. Edhe Temitropes i përfundon kontrata. Siguata më e vështirë duket me këtë të fundit që edhe kërkesat i ka më të larta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga