Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

3 superndeshje në Superiore, luhet në aksin Kukës-Durrës-Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
3 superndeshje në Superiore, luhet në aksin

Abissnet Superiore vjen ditën e sotme me 3 superndeshje, teksa luhet në aksin Kukës –Durrës- Korçë. Takime këto të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit.

Fillimisht Kukësi – Dinamo në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:30. “Blutë” pas fitores së fundit do të tentojnë një tjetër 3 pikësh, ndërsa verilindorët pas humbjes mes shumë kontestimesh synojnë autokritikën përballë tifozëvë.

Në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy sfida. Teuta – Laçi do të matin forcat në “Niko Dovana”, ndërsa Skënderbeu – Tirana do të duelojnë mes tyre në Korçë.  Si durrsakët ashtu edhe kurbinasit do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat pas rezultateve të javës së fundit. Gjithashtu bardheblutë e Julian Ahmatajt kërkojnë vazhdimësinë, ndërsa korçarët kanë detyrim vetëm 3 pikët.

Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet ditën e hënë në orën 18:00. Në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” Partizani dhe Vllaznia. Demat janë skuadra e momentit në kampionat, pasi kanë arritur 5 fitore rresht dhe në shtëpinë e tyre tentojnë një tjetër 3 pikësh. Ndërkohë shkodranët pas barazimit me Erzenin do të udhëtojnë në kryeqytet vetëm për 3 pikët, pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në klasifikim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga