Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Zyrtarja e FIFA-s nuk përmbahet: Ne mendojmë për futboll, këtu ka një ekulibër të madh por delikat

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtarja e FIFA-s nuk përmbahet: Ne mendojmë për futboll,

Kupa e Botës në Katar është akoma një temë e nxehtë për shkak të problemev që janë pasqyruar në media, për të drejtat e njeriut. Zyrtarja e FIFA-s, Evelin Chrstillin ka folur hapur për situatat tepër delikate që mund të ndeshen në Katar.

Evelina Christillin është anëtare e Këshillit të FIFA-s. Ajo foli për polemikat e shumta përpara Kupës së Botës në Katar: "Ne përpiqemi të mendojmë për futbollin, por nuk mund të vendosim një vijë të zezë mbi gjithçka. Në këtë vend ka një ekuilibër të madh.

Situata është e ndjeshme për çështjen e të drejtave të njeriut. Botërorin e ardhshëm do të zgjidhja një vend pa radikalizëm. Shpresoj të mos ketë protesta, por nuk duhet të anashkalohet problemi, sepse ekziston vërtet.

Anglisë ende nuk i është dhënë përgjigje për kapitenin Harry Kane, që me vullnetin e tij dëshiron të mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit. Ndërsa përdorimi i bluzave me fjalët “Save human rights” nuk do të lejohet në stërvitje, ndaj është një ekuilibër shumë delikat që ne përpiqemi ta ruajm”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga