Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ VORA goditje “Big”, huazon futbollistin e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ VORA goditje “Big”, huazon futbollistin e Laçit
Vora ka bërë një goditje big gjatë kësaj merkatoje. Skuadra e Kategorisë së Dytë ka siguruar shërbimet e lojtarit të Laçit. Tashmë zyrtarisht Fatmir Prenga do të jetë lojtari më i ri i Vorës për pjesën tjetër të sezonit, i cili vjen në formë huazimi nga skuadra kurbinase. 21-vjeçari ka mbajtur gjithashtu veshur edhe fanelën e Erzenit, ndërsa kalon te epiki në Kategorinë e Dytë për të fituar më shumë minuta. “Futboll Klub Vora njofton se Fatmir Prengaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 21-vjecar vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit nga skuadra e Lacit, Fatmir Prengaj është aktivizuar me ekipe si Erzeni dhe Laci. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Fatmir Prengaj dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi i Vorës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Kujtojmë se Vora renditet në vendin e 2-të në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Dytë me 17 pikë pas 8 ndeshjesh të zhilluara deri tani, ndërsa synojnë ngjitjen në një kategori më lart për sezonin e ardhshëm.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga