Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Trajneri i Partizanit me dorë të hekurt, kampionët largojnë Bruno Telushin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Trajneri i Partizanit me dorë të hekurt, kampionët

Bruno Telushi nuk do të jetë më lojtar i Partizanit. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Ndeshja ndaj Bate Borisov ka sjellë pakënaqësi te kapiteni, i cili u la në stol nga trajneri Zoran Zekic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa falenderon lojtarin për kontributin e dhënë.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij”, ka shkruar klubi kryeqytetas.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7