Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Titullar absolut në krahun e mbrojtjes, vjen largimi i parë nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Titullar absolut në krahun e mbrojtjes, vjen largimi i parë

Kristijan Tosevski nuk do të jetë më një futbollist i Tiranës. Prej javësh lajmi ishte i konfirmuar ndërsa mungonte vetëm zyrtarizmi i cili vjen tani nga klubi. Bardheblutë njoftuan me një postim në rrjete sociale se kanë mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin maqedonas.

Tosevskit i skadon kontrata këtë muaj dhe palët kanë vendosur të mos e zgjasin më tej duke bërë që pas 3 viteve, 2 trofeve të fituara dhe 100 ndeshjeve të luajtura, Tosevski t’i japë fund aventurës së tij në kryeqytet. Maqedonasi bëhet largimi i parë zyrtarë nga Tirana teksa pritet i njëjti njoftim edhe për Visar Bekajn e të tjerë lojtarë.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Maqedoninë e Veriut, në shtëpinë e tij, aty ku ka një akord me Shkëndijën e Tetovës me zyrtarizmin që mund të vijë së shpejti.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7