Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Superliga greke afron kampionin e Kukësit, aventura e re me mision të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Superliga greke afron kampionin e Kukësit, aventura e re me mision
Simon Rrumbullaku ka firmosur me ekipin e Ionikos në Superligën greke. 30 vjeçari që u shpall kampion me ekipin e Kukësit në vitin 2017, do të vijojë aventurën e tij të re. Kontrata e Rrumbullakut do të jetë aktive deri në fundin e sezonit. Mbrojtësi i krahut të majtë pas aventurës në Rumani me Chindia dhe Arad i bashkohet Ionikos në luftën për mbijetesë. Simon Rrumbullaku pas aventurës së tij në Rumani ku përfundoi kontratën me ekipin e Chindia në verën e këtij viti, transferohet si një lojtarë i lirë. Kjo nuk është hera e parë në kampionatin fqinj për 30 vjeçarin nga Gjirokastra pasi më herët ka qenë pjesë e shumë ekipeve greke si Kalamata, Triglia, Pas Giannina, Panegialios, Panetolikos dhe Apollon Smyrnis
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7