Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Partizani “plaçkit” te Akademia, firmos me talentin e mesfushës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Partizani “plaçkit” te Akademia, firmos me talentin

Tedi Malaj është lojtari i radhës që firmos me Partizanin. Klubi i kuq ka bërë me dije se mesfushori ka arritur marrëveshjen si profesionist me kampionët e Shqipërisë. Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar të klubit thuhej se:

“Tedi Malaj vishet i kuq. Mesfushori premtues tashmë do të jetë pjesë e organikës së Partizanit U-19. Malaj njëkohësisht një nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë kombëtar U-17 është ndër afrimet më cilësore të kësaj moshe. Lojtari është prezantuar sot zyrtarisht në ambientet e stadiumit "Arena e Demave"”.

Tashmë pritet të shihet nëse do të ketë minuta për lojtarin e kuq. Klubi i Partizanit prej kohësh po investon tek talentët dhe Malaj është i radhës që i bashkohet organikës së ekipit të parë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7