Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ PARTIZANI “blindon” SKUKËN, sulmuesi rinovon me “Demat"

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ PARTIZANI “blindon” SKUKËN, sulmuesi rinovon me

Xhuliano Skuka do jetë pjesë e Partizanit deri në verën e 2025. Klubi i kuq njofton se është arritur marrëveshja me 24 vjeçarin, që do jetë pjesë e Demave edhe për tre sezonet e tjera.

Dibrani u bashkua me Partizanin në janarin e këtij viti nga Dinamo, teksa më herët ka luajtur me Korabin. Me kontratë deri në 2024, Skuka ka zgjatur edhe me një vit marrëveshjen.

“FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Xhuliano Skukën. 24 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2025, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e sulmuesit te Partizani.

Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub - Lojtar”, njofton Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga