ZYRTARE/ Ndeshja Dinamo – Butrinti nuk do të zhvillohet, sarandiotët braktisin sfidën: Është larg
Shkruar nga NEWSPORT
Çudirat shqiptare duhet t’i presësh nga momenti në moment dhe sot vjen ajo e rradhës. Në Kupën e Shqipërisë ishte programuar të luhej ndeshja e kthimit mes Dinamos dhe Butrintit në Selman Stërmasi ditën e sotme por gjithçka është pezulluar.
Klubi mik ka njoftuar skuadrën dinamovite dhe FSHF-në se për arsye distance dhe mungese lojtarësh, nuk mund të udhëtojnë në Tiranë.
Dinamo fitoi ndeshjen e parë në Sarandë me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Diogo Da Silva. Blutë kalojnë në raundin tjetër të Kupës, ku përballë do të ketë fituesen e çiftit Kastrioti - Vora.