Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Merr fund pritja, Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merr fund pritja, Partizani zyrtarizon trajnerin e ri

Partizani ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri pas shkarkimit të Giovanni Collela. Collela u shkarkua pasi fitoi titullin kampion për herë të 17-të me të kuqtë.

Ditën e sotme Presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Ablilaliaj kanë zyrtarizuar timonierin e ri. Zoran Zekiç do të drejtojë skuadrën e Partizanit në kupat e Europës dhe për sezonin e ardhshëm.

Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë në Facebook. Të kuqtë pas prezantimit të trajnerit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht përgatitjet për kualifikueset e Champions League.

Postimi i plotë i FK Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga