
Dinamo ka prezantuar trajnerët për moshat, U-19, U-17, U-16, U-15, U-14, U-13, U-11. Nëpërmjet një njoftimi për mediet, klubi dinamovit tregon se kush do të jenë ata që do të drejtojnë në këtë edicion të ri.
Në sy bie Dritan Mehmeti, i cili do të jetë në krye të Dinamos U-19. Në lajmërimin e bërë për mediet thuhej se:
“FC Dinamo City ka kënaqësinë t'ju njohë me trajnerët e akademisë për sezonin 2023-2024. Dinamovitët e rinj dhe të vegjël, do të drejtohen sipas grupmoshave nga:
U19 Dritan Mehmeti
U17 Genc Mahmutaj
U16 Sabien Lilaj
U15 Jahmir Hyka
U14 Engert Bakalli
U13 Luan Pinari
U11 Aleko Bregu
Trajner portierësh: Edvan Bakaj
Kontakt: +355692027666 dhe e-mail [email protected]”
Poll