ZYRTARE/ Largimet nuk kanë fund, një tjetër titullar largohet nga Erzeni
Shkruar nga NEWSPORT
Duket se largimet nga skuadra e Erzenit nuk kanë fund. Para pak minutash është bërë njoftimi për një tjetër largim nga rradhët e shijakasit.
Ardit Iljazi nuk do të jetë më lojtar i Erzenit, me palët që kanë ndërprerë marrëveshjen mes tyre. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në rrjetet sociale, teksa falenderon lojtarin për kontributin e dhënë.
“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Ardit Iljazi . Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, thuhet në postim.
Iljazi me fanelën e Erzenit ka zhvilluar 33 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe 1 gol.