Herald Marku i ka dhënë lamtumirë Vllaznisë ditën e sotme. Nëpërmjet një postimi në rrjetet ish-i i Partizanit falenderon klubin dhe tifozët për momentet e paharrueshme që ka kaluar me kuqeblutë të cilat janë shoqëruar me ulje-ngritje këtë sezon.
Marku kështë është futbollisti i 12-të që shkëput mardhëniet me Vllazninën në këtë sesion merkatoje. Kujtojmë që 17-vjeçari ka qenënjë nga titullarët absolut në radhët e shkodranëve ku ka luajtur në plotë 35 ndeshje.
Mesfushori gjithashtu ka dhënë kontributin e tij më 7 gola të shënuar dhe 2 asist. Pritet me padurim të sihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi e njef mirë Kategorinë Superiore sepse edhe më parë ka luajtur për skuadrat si Partizani dhe Kastrioti.
Postimi i plotë i Herald Marku:
Duke ju falenderuar per cdo moment te paharrueshem, per cdo mbeshtetje ne ulje-ngritjet e ketij sezoni dhe per te gjithe dashurine qe di te fale tifozeria e qytetit te Shkodres, largohem duke ju uruar cdo te mire ne vazhdim.
Falenderime, respekt dhe mirenjohje per te gjithe
[caption id="attachment_696991" align="alignnone" width="1028"] Postimi i Herald Marku[/caption]