Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ KUKËSI gjen në Bullgari mesfushorin e kërkuar, firmos me një 23-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ KUKËSI gjen në Bullgari mesfushorin e

Kukësi ka nisur të lëvizë në merkato, teksa ditën e sotme ka bërë të ditur edhe afrimin e radhës. Mesfusha e verilindorëve përforcohet me  një 23-vjeçar që vjen nga kampionati bullgar.

Mirza Delimedjac zyrtarisht do të mbajë veshur fanelën e Kukësit për një vit e gjysëm, ndërsa do të vihet menjëherë nënurdhrat e Rrahman Hallaçit, i cili do të ketë një alternativë për mesin e fushës.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.

23 vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Ëelcome Mirza”, ka shkruar klubi verilindorë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga