
Skuadra e Flamurtarit vazhdon të jetë aktive në merkato në mënyrë që të ndërtojë një ekip solid. Synimi kryesor i vlonjatëve është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook, skuadra e Flamurtarit ka zyrtarizuar transferimin e radhës në ekipin kuqezi.
Bëhet fjalë për Fabio Hasa, mbrojtësi 27-vjeçar që vjen tek Flamurtari pas një aventure të gjatë me ekipe të tjera shqiptare. Hasa ka qenë pjesë e Teutës, Dinamos, Turbinës, Tërbunit dhe së fundi Burrelit. Tashmë lojtari duket i gatshëm për aventurën e re.
Foto e marrë nga / Flamurtari F.C , Facebook
Poll