
Klajdi Kuka është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Vlonjatët kanë prezantuar në zyrat e klubit gardianin 32-vjecar i cili vjen në formë huazimi nga Laçi. Me Kukën, kuqezinjtë kompletojnë repartin e portës teksa po hasnin probleme pas largimit të kapitenin Moçka.
Klajdi Kuka është prodhim i Tiranës ndërsa më parë ka luajtur për shumë skuadra në Kategorinë e Parë si Tomori, Tërbuni, Kastrioti, Dinamo, Besa etj. Tani pjesë e Flamurtarit do të japi kontributin e tij për jugorët në arritjen e objektivit kryesor, titulli kampion dhe rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.
Poll