ZYRTARE/ Egnatia përforcohet në sulm, firmos me ish-lojtarin e Teutës
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia ka arritur të bëjë afrimin e parë në merkato. Rrogozhinasit kanë përforcuar repartin e sulmit.
Mario Gjata do të mbajë veshur fanelën e Egnatian. Palët kanë firmosur një kontratë për dy sezone e gjysëm . Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryesuesit e kampionatit në rrjetet sociale.
- Zyrtare✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Mario Gjata për 2 sezone e gjysmë.Mirësevjen Mario Gjata”, ka shkruar klubi rrogozhinas.