Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ E papritur, pas Laçit një tjetër klub i Superiores largon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E papritur, pas Laçit një tjetër klub i Superiores
Skerdi Bejzade nuk do të vazhdojë në krye të Erzenit. Vetë klubi shijakas njofton përmes rrjeteve sociale se palët kanë mbyllur me sukses bashkëpunimin. Ky njoftim është i papritur, pasi Erzeni luan të mërkurën përballë Vllazninë, në kuadër të çerekfinales së Kupës kundër Vllaznisë. Ky është largimi i dytë i një trajneri të Superiores në pak ditë. Kjo pasi kujtojmë se dhe Laçi largoi trajnerin Mirel Josa, pas humbjes 0 me 1 ndaj Skënderbeut. Shkak janë bërë rezultatet në kampionatin shqiptar. Erzeni pësoi humbje tronditëse 3 me 0 ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Tashmë shijakasit mbajnë vendin e 9 dhe janë pjesë e zonës së ftohtë. Postimi i Erzenit: K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falenderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7