Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ "Djali i shtëpisë" largohet nga Egnatia, prezantohet te ekipi rumun

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Djali i shtëpisë" largohet nga Egnatia,
Hysen Memolla largohet zyrtarisht nga Egnatia. “Djali i shtëpisë”, mbyll aventurën e tij në Rrogozhinë pas 2 vitesh, për të nisur një të re me ekipin rumun të Chindia. Këta të fundit militojnë në ligën e dytë rumune dhe Memolla do t’u bashkohet në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual. Lajmin për transferimin e Hysen Memollës e ka bërë të ditur vetë klubi rumun me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku mirëpret mbrojtësin dhe tregon për ish-skuadrat e këtij të fundit. Memolla vendosi të largohej nga Egnatia, ku këtë sezon nuk pati minutat e mjaftueshme për shkak të konkurrencës me mbrojtësin tjetër të majtë, Ndrecën. Teksa në sezonin aktual, 31-vjeçari ka luajtur vetëm 12 ndeshje, mes Superiores, Kupës dhe Conference League.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga