ZYRTARE/ Bylis i përgjigjet Elbasanit e Flamurtarit, prezanton 2 goditje 'BIG' dhe 3 afrime të tjera
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë zyrtare, Bylis bën dy goditjet e para ‘big’ në merkato teksa Bruno Puja dhe Mateo Qarri do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. I pari ishte portieri i Egnatias këtë sezon por nuk pati minuta para Alen Sherrit ndërsa Qarri vjen nga Flamurtari ku ishte titullar në qendër të mbrojtjes.
Jo vetëm kaq por drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë nga huazimi edhe dy futbollistë që ishin pjesë e Orikut, Kasa dhe Shkreli ndërsa me vete do të marrin edhe mbrojtësin e majtë, Xholi i cili do të luaj në ‘Adush Muça’ sezonin e ri.
Klubi ballshiot ka zyrtarizuar lojtarët me një postim në rrjete sociale: