Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Boshatiset Laçi, një tjetër futbollist braktis bardhezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Boshatiset Laçi, një tjetër futbollist braktis
Laçi duket sikur ka humbur fillin pas përfundimit të kampionatit. Kurbinasit nuk arritën të kualifikoheshin në kupat e Europës këtë sezon teksa arritën të renditeshin vetëm në vendin e 5-të. Kjo gjë ka bërë që klubi të jetë me pushime dhe akoma nuk është rikthyer për të menduar për sezonin e ardhshëm. Pas largimit të disa lojtarëve në javën e kaluar, tashmë ka ardhur një tjetër largim. Viktor Velkoski ka vendosur ti japë lamtumirë klubit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut i ka thënë faleminderit Laçit duke njoftuar largimin e tij. Kujtojmë që 27-vjeçari u transferua para dy vitëve nga Vardari dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e bardhezinjëve. Këtë vit Velkoski ka luajtur në 33 ndeshje me Laçin duke sëhnuar 1 gol dhe dhuruar një asist. “Me këtë postim dua të them "Faleminderit". Falenderoj klubin e Laçit që në këto dy vite ishte shtëpia, shokët e skuadrës, stafi teknik që ishin pjesë e rrugëtimit tim profesional, duke konntribuar gjithashtu edhe kohë individuale. Jam mirënjohës për të gjitha sfidat dhe mundësitë që u shfaqën gjatë rrugëtimit”, ka shkruar Velkoski.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Viktor Velkoski (@viktor.velkoski.23)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga