Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Besëlidhja ia nis nga e para, emëron trajnerin e njohur për rikthimin në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Besëlidhja ia nis nga e para, emëron trajnerin e njohur

Dritan Smajli do të jetë trajneri i ri i Besëlidhjes. Lajmin e konfirmon vetë trajneri për “Shkodra Sport”. Smajli ishte në krye të Veleçikut këtë sezon që lamë pas por nuk ia doli ta ngjistë në Kateogrinë e Parë teksa u mposht në finalet e Play-Off.

Lezhianët nga ana tjetër ranë në Kategorinë e Dytë si vendi i fundit dhe duan t’ja nisin nga e para. Projekti i klubit është për një ngjitje të menjëhershme si kampione dhe kjo e ka bindur edhe Smajlin që të merrte këtë vendim.

“Po, kjo eshte e vertete. Sapo dola nga takimi qe pata me drejtuesit e Beselidhjes dhe kemi rene dakord qe une te jem trajneri i saj ne sezonin e ri.

Arsyet qe me çuan te marr kete vendim ishin projekti qe me premtuan kryetari i Bashkise Lezhe dhe presidenti i Beselidhjes. Perpos kesaj jam ne vendlindje dhe e kam detyrim te kontribuoj per qytetin qe ta ringreme Beselidhjen aty ku duhet te jete.

Kuptohet qe objektivi jone do te jete ringjitja e Beselidhjes ne kategorine e pare serish dhe besoj se do ia dalim. Kjo eshte e padiskutueshme”, u shpreh Smajli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga