Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Altin Bytyçi vishet i kuq (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Altin Bytyçi vishet i kuq (VIDEO)

Tashmë gjithçka është zyrtare. Alti Bytyçi është lojtari më i ri i Partizanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit.

“Mirëserdhe te kampionët Altin Bytyçi. Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin. Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi. 22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do ti bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës” ka shkruar klubi i kuq. Tashmë mbrojtësi do të bashkohet me pjësnë tjetër të skuadrës  për të nisur kështu përgatitjet për sfidën me Astanën, e vlefshme për “Play-off”-in e Conference League.

22-vjeçari largohet kështu nga ekipi i Kukësit, ku zhvilloi gjatë 3 vite 90 ndeshje, ndërsa shënoi edhe 2 gola në të gjithë kompeticionet. Një hap i madh për mbrojtësit kalimi te kryeqytetasit, teksa me të kuqtë do të mbajë numrin 5 në fanelë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga