
Orges Shehi u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Partizanit. Ish-i i Tiranës doli në konferencë përpara mediave së bashku me drejtorin Arbër Abilaliaj, i cili luajti rolin e “trajnerit emergjent”.
Gjatë konferencës foli pikërisht ky i fundit duke u shprehur shumë i lumtur që kanë arritur deri në këtë moment. Ai mendon se emërimi i Shehit si trajner i “Demave” është zgjedhja më e mirë dhe e më duhura.
"Jam shumë i lumtur që kemi arritur në këtë moment, është proces po themi i vështirë dhe gjatë, por i rëndësishëm është rezultati dhe kjo është gjëja që ka rëndësi sot. Prezantojmë trajner kampion, që e kemi dashur dhe kemi menduar prej shumë kohësh. Arritëm sot në këtë ditë dhe thashë dhe njëherë, që jemi të kënaqur sepse mendonim ishte zgjedhja më e mirë dhe e duhur për të bërë procesin e rritjes së skuadrës dhe klubit në tërësi", u shpreh fillimisht Abilaliaj.
Fazë tranzitore emërimi juaj si trajner i Partizanit, ndikuar dhe në rezultatet që pas prezantimit nuk ishin në lartësinë që priteshin, për të emëruar Orges Shehin.
"Ka qenë e qartë, fillimi im në procesin tranzitor që kemi pasur. Ka qenë proces i vështirë, deri diku dhe i komplikuar si kanë rrjedhur gjërat. Por ka qenë dëshirë e jona në përgjithësi, duke pasur parasysh se idea në kokën time ka lindur goxha shpejt. Dhe dëshira ka qenë në këtë proces që po kalojmë të ishte post Zekic pikërisht Gesi. Arritëm jo me pak vështirësi. Në gjithë periudhën tranzitore që është bërë, mendoj se rezultatet kanë qenë pozitive. E mbyllëm dhe me trofe, që është i rëndësishëm. Ka shumë punë për të bërë, dhe në vazhdim do jetë njeriu përgjegjës për projektin dhe për çfarë i përket fushës së lojës."
Sa kanë zgjatur negociatat me Shehin?
"Ka qenë në mos gaboj se dhe në aspektin personal duke menaxhuar dy role ka qenë e vështirë, dhe në fushë dhe këtë drejtim. Por kur Gesi zgjidhi problematikën që kishte me ish-klubin e vet, atëherë pastaj besoj që gjërat precipituan sepse ishte dëshira e përbashkët dhe e jona dhe e Gesit për të arritur në këtë pikë. Thashë jemi mëse të lumtur që si periudhë negocimi nuk është se ka zgjatur shumë sepse thashë ka prevaluar dëshira e palëve në këtë pikë."