
Vllaznia do të luajë ndeshjet e ardshme ndaj Egnatias, sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 18:00. Pas kësaj përballjeje stadiumi do të mbyllë dyert për shkodranët.
Në këto kushte kuqeblutë do të nisin “shtegtimin” për sfidat e tjera në shtëpi. Kjo për shkak se në këtë stadium janë zhvilluar një sërë ndeshjesh të ekipeve të moshave të kombatares si dhe vazjave duke rënduar kështu fushën.
1 ditë pas ndeshjes me Egnatian që luhet të mërkurën, të enjten do të mbjellet bari i ri, process që do të zgjasë të paktën 1 muaj. Në këtë mënyrë Vllaznia do të jetë e detyruar të luajë 4 ndeshje rresht jashtë përfshirë këtu edhe duelin me Tiranën që është planifikuar t ëluhet më 6 tetor në “Loro Boriçi”.
Drejtuesit shkodranë kanë kërkuar mirëkuptim nga FSHF-ja dhe Tirana që kjo sfidë të luhet me bardheblutë si vendës dhe dueli i fazës së dytë më pas të luhet në Shkodër. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë.