Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vllaznia "dobëson" rivalët, Osmani "peshkon" te ekipet e "Final-Four"

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia "dobëson" rivalët, Osmani "peshkon" te

Vllaznia ka nisur prej javësh merkaton në dalje, teksa tashmë drejtuesit janë duke kërkuar lojtarër për të përforcuar skuadrës. Në “radarin” e shkodranëve kanë rënë lojtarë që e njohin mjaft mirë Superioren, teksa aktualisht janë pjesë e ekipeve që ndodhen në “Final – Four”.

I pari është Ardit Hila. Ky i fundit është “mistreci” i bardhebluve, i cili është  pezulluar dy herë nga kryeqytetasit. Hila pritet që të tërheqë letrat nga Tirana, pasi nuk është më pjesë e planeve të Julian Ahmataj dhe prej javësh nuk grumbullohet nga timonieri i bardhebluve.

Në këto kushte Tefik Osmani që e njeh mirë mesfushorin do të tentojë ta transferojë në Shkodër. Ndërkohë lojtari tjetër që pritet të vishet kuqeblu është ish-futbollisti i Kombëtares. Bëhet fjalë për Hysen Memollën, i cili këtë sezon nuk ka minutat e dëshiruara në mbrojtjen e Egnatias. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe mbetet të presim për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tyre.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga