Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vlen 3 milonë euro, kundërshtari i Vllaznisë i lehtë në letër

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen 3 milonë euro, kundërshtari i Vllaznisë i lehtë në

Është hedhur ditën e sotme shorti në Nyon të Zvicrës ku të gjitha skuadra shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Vllaznia që rikthehet të luaj në kupat e Europës për të 3-in vit radhazi këtë herë duket se fati është krah saj. Shkodranët do të përballen me Linfield FC.

Skuadra nga Iralanda e Veriut është me e titulluara në vend me plotë 56 tituj kampion të fituar dhe 44 Kupa. Aktualisht vlera e skuadrës kap shifrën e 3.29 milionë euro e thënë ndryshe 1.14 milionë euro më pak se Vllaznia. Kjo gjë tregon se skuarda e Linfield është një kundërshtarë i lehtë për kuqeblutë në letër.

Por, si ka qenë aventura e tyre në Europë? Si skuadra më e titulluara në vend ata kanë arritur të marrin pjesë në kualifikueset e Champions League plot 15 herë që prej viti 1993 deri në vitin që lam pas. Në kualifikueset e Champions ata kanë arritur vetëm raundin e dytë si rekord.

Ndryshe ka qenë performanca në kualifikueset e Europa League ku në vitin 2019/20 arritën deri në raundin e Play-Off ku u mposhtën nga skuadra e Qarabag. Ndërsa në Conference League për Linfield është aventura e 3-të kjo ndaj Vllaznisë. Në dy pjesmarrjet e mëparshme ata arritën raundin e 3 në sezonin 2021/22 vit kur u themelua dhe Conference League.

Kurse në vitin që lam pas ata arritën deri në raundin e Play-Offit por edhe këtë herë pa sukses pasi u mposhtën nga RFS nga gjuajtja e 11 metërshave. Pritet të shihet me interes përballja e dy skuadrave pasi shkodranët janë e vetmja skuadër që ka kundërshtarin me vlerë më të ulët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga