
Marina Vjollca dhe “Proccesi Sportiv” tani janë një kapitull i mbyllur. Bjondja sexy që për shumë vitesh ishte përkrah Ed Manushit në formatin sportiv në Top Channel tani ka kaluar në TV Klan.
Newsport.al mëson ekskluzivisht për tratativën mes drejtuesve të Proçesit dhe Eva Muratit, moderatorës së mbrëmjes Champions në Vizion Plus dhe Tring Sport.
Akordi mësohet se mund të arrihej dhe se vajza simpatike mund të zëvendësonte fare mirë Marina Vjollcën por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur për shkak të kontratës që Eva Murati ka edhe për këtë sezon me Vizion Plus. Për këtë motiv, bisedimet janë ndërprerë dhe “Proccesi Sportiv” ende nuk ka një zëvendësuese për Marina Vjollcën.
Poll