
Arbiter anesor me flamur
Nesër do të vendosen dhe ekipet që do të kalojnë në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Gjithashtu edhe Egnatia shpreson të kalojë pasi ka arritur të fitojë takimin e parë.
Megjithatë, vëmendja shkon pak edhe në takimin paralel të rrogozhinasve mes Zrinjski dhe Virtus. Takimi i cili do të luhet në orën 21:00, do të gjykohet nga arbitra shqiptarë.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Visar Kastrati, i asistuar nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Arbitër i katërt do të jetë Valon Bajgora. Më dhomën e VAR-it do të jenë Dardan Çaka dhe Alban Shala.
Poll