
Ylber Ramadani është kthyer në një titullar të padiskutueshëm këtë sezon me Aberdeen në futbollin e Skocisë. Mesfushori shqiptar është një prej lojtarëve më të mirë në ekip teksa javë pas jave është gjithmonë nga minuta e parë përpara mbrojtjes, një pozitë shumë delikate.
Në ndeshjen e sotme përballë Motherwell, Ramadani arriti të bëhet protagonsit duke asistuar golin e dytë në minutën e 64’. Pas një kundërsulmi, 26-vjecari avancoi me topin dhe shërbeu mrekullisht për sulmuesin kryesor që i vetëm me portierin nuk e kishte të vështirë të shënonte.
Ish-lojtari i Partizanit këtë sezon ka zhvilluar 24 ndeshje, të gjitha të plota, duke shënuar 1 gol e tani edhe një asist.
Poll