Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Vllaznia mban premtimin, u bën dhuratën e veçantë Shtëpisë së të Moshuarve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia mban premtimin, u bën dhuratën e veçantë

Jemi vetëm pak ditë para Vitit të Ri dhe skuadra e Vllaznisë ka mbajtur premtimin e dhënë disa javë më parë. Shkodranët kanë bërë një gjest shumë të veçantë për Shtëpunë e të Moshuarve.

Drejtuesit kuqeblutë kanë arritur të blejnë një makinë me të ardhurat e grumbulluar nga shitja e biletave nga sfida me Skënderbeun. Një mjet mjaft i domosdoshëm për të moshuarit.

Gjithashtu për të dorëzuar çelësat e makinës kanë qenë 4 lojtarët, të cilët kanë vizituar të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve.

“KF Vllaznia ka bërë ditën e sotme realitet premtimin e bërë në pragndeshjen me Skënderbeun. Nga shuma e grumbulluar nga shitja e biletave të kësaj ndeshje, është grumbulluar një fond i cili ka shkuar për blerjen e një autoveture e cila ka qenë mëse e domosdoshme për Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër. Si rrjedhojë katër futbollistë të skuadrës tonë kanë qenë të pranishëm sot në ambjentet e kësaj Shtëpie jo vetëm për të dorëzuar çelësat e kësaj autoveture, por edhe për të festuar e gëzuar bashkë me gjyshërit duke kaluar disa çaste vërtetë të këndshme bashkë me ta në këto ditë festash”,  ka shkruar klubi shkodran në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga