Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Tris” i Partizanit në Dibër, Skuka shënon dhe nuk feston ndaj Korabit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Tris” i Partizanit në Dibër, Skuka shënon dhe

KORABI 1 – 3 PARTIZANI

Kupa e Shqipërisë, turi i dytë.

Stadiumi: Korabi

Formacionet zyrtare:

Korabi: Qyrani, Lilaj, Lila, Lala, Dragoj, Joti, Marku, Kasalla,Demaj, Keko, Tabaku. Trajner: Shpendi Kumbarce

Partizani: Alban Hoxha, Hadroj, Menich, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Telushi,  Zekolli, Hoti, Skuka, Maguete. Trajner Giovanni Colella.

Ndeshja: Partizani ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Korabit, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë e Giovani Colellës s’e kanë vënë në diskutim në asnjë moment triumfin ndaj dibranëve. Ka mjaftuar dygolëshi i Xhulio Skukës dhe goli i Muratajt që kryeqytetasit të hedhin një hap të rëndësishëm për kualifikimin. Megjithatë kjo do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e kthimit në Tiranë, në datën 1 shkurt.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë.

79'- Partizani realizon golin e tretë. Valentino Murataj nuk fal para porte. 

70'- Zëvendësim te Partizani. Nga fusha del Hadroj duke i lënë vendin Zunës.

 

60'- Rihapet sfida në Dibër. Mario Beshiraj ngushton diferencën. Ish lojtari i Tiranës nuk fal përballë portës së Alban Hoxhës.

58'- Partizani sërish pranë golit me Tedi Carën. Kavajasi s'tregohet i saktë përballë Qyranit.

 

53'- Partizani realizon golin e dytë. Sërish Xhulio Skuka që çon sferën në rrjetë.

51'- Goditje këndi për Partizanin, por nuk shfrytëzohet si duhet.

46'- Nis pjesa e dytë.

45'- Mbyllet pjesa e parë.

 

39'- Partizani në avantazh. Shënon, por nuk feston Xhulio Skuka. 

 

32'- Partizani pranë golit. Tranversa i mohon festën Ëngjëll Hotit. 

13'- Sërish Telushi nga distanca, por sfera shkon jashtë kuadratit. .

 

7'- Skuka merr krahun, depërton bukur por pengohet nga pellgjet e ujit. Rast i mirë për të kuqtë.

5'- Telushi provon nga distanca, por pa rezultat.

1’- Starton sfida në Peshkopi. Korabi dhe Partizani kërkojnë fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga