Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Titulli i 17-të në histori, PARTIZANI mposht Teutën dhe shpallet kampion i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Titulli i 17-të në histori, PARTIZANI mposht Teutën dhe

PARTIZANI – TEUTA 2-0 (Rrapaj 37', Cara 96')

Ndeshja: Partizani është kampion i Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Demat ia dolën që të fitonin ndaj Teutës dhe të ngrejnë lart trofeun pas 3 vitesh mungesë. Të kuqtë kështu fitojnë vetëm në javën e fundit me pike të barabarta me Tiranë e cila fitoi ditën e sotme me Erzenin 2-1, port ë kuqtë fitojnë falë përballjeve direkte mes tyre.

Një festë e madhe në “Arenën e Demave”, ku goli i Arinaldo Rrapajt dhe Tedi Carës do të ishte vendimtarë në këtë sfidë. Pas 36 –javësh Partizani i Giovanni Colellës grumbulloi 67 pikë, ku arriti të merrte 20 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Me një golavarazh 55 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.

Abissnet Superiore, java e 36-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Eldorian Hamiti

Formacionet zyrtare:

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Preka, Maguette, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Mba, Da Silva. Trajner: Giovanni Colella

Teuta: Qirko, Qaqi, Goxha, Kotobelli, Marku, Beqja, Kallaku, E. Vila, Kouros, Gruda, L. Vila. Trajner: Edi Martini

Komenti minutë pas minute:

 

Festa te te kuqte.

100'- Mbyllet sfida, Partizani kampion i Superiores per sezonin 2022-2023.

96'- Tedi Cara shenon golin e dyte per Partizanin, festa tashme eshte legjitime.

80'- Ishte me i miri per Teuten ndaj Partizanti, largohet Qirko pasi ka pesuar nje terheqje muskulare. Dema merr vendin e tij

65’-Ka rënë disi ritmi i ndeshjes. Partizani nuk po sulmon më aq vrullshëm dhe administron avantazhin, ndërsa Teuta nuk shfaqet rrezikshëm në sulm

52'- Kallaku provon nga goditja e denimit, por Rexhepi pret

46'- Nis pjesa e dyte.

45+2'- Mbyllet pjesa e pare me avantazhin e Partizanit. Te kuqte 45 minuta larg titullit kampion.

 

37'- Shperthen festa ne "Arenen e Demave", Rrapaj ngre peshe gjithe tifozet me golin e shenuar.

29'- Rrapaj nuk iu beson syve, Qirko luan i "vetem" kunder Partizanit.

25'- Portieri i Teutes eshte i pakalueshe, Qirko i mohon nje tjeter gol Da Silves.

18'- E pabesueshme cfare humbet Murataj, topi kalon para portes se Qirkos dhe nuk e shtun dot ne rrjete.

10'- Partizani do t'i shkoje afer golit me Da Siva, por brziliani ndalet nga Qirko. 

8- Teuta jep shkendijen e pare, Kallaku ndalet nga Rexhepi.

1’- Starton sfida në “Arenën e Deamve”. Partizani dhe Teuta janë 90-minuta larg titullit dhe Europës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga