
Dëmtimi i Kristal Abazajt prishi planet e trajnerit Orges Shehi për ekipin e Tiranës. Sulmuesi u afrua si goditja e bujshme në merkaton e janarit pasi prishi kontratën me turqit e Istanbulspor. Debutimi erdhi në ndeshjen me Erzenin por të nesërmen, një dëmtim i tij do të frikësonte bardheblutë teksa raportohej se 26-vjecari ishte dëmtuar rëndë.
Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore situata u qetësua paksa me Abazajn që do të kthehet në fund të këtij muaji ose në fillim të marsit. Sulmuesi ka nisur stërvitjet e personalizuar në palestër ndërsa gjatë ditës së sotme ka bërë disa ushtrime në pishinë për të marrë dalëngadalë ngarkesën e duhur.
Poll